Përparim Rama kërkon nga qytetarët që mos të vizitojnë sot parqet e Prishtinës për shkak të këtij rreziku

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 10:57
Përparim Rama kërkon nga qytetarët që mos të vizitojnë sot parqet e Prishtinës për shkak të këtij rreziku

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka treguar për situatën në të cilën është kryeqyteti pas reshjeve të bores, shiut dhe erërave të forta, shkruan “Kosova Sot Online”.

Rama ka treguar se disa lisa janë rrëzuar në disa vende të Prishtinës.

Rama ka kërkuar nga qytetarët që mos të frekuentojnë parqet gjatë ditës së sotme, për shkak të rrezikut nga drunjtë e rrëzuar.

“Si pasojë e motit të keq të përcjellur me erëra të forta gjatë natës së mbrëmshme dhe reshjeve të mëdha të shiut dhe borës kemi pasur rrëzim të lisave në disa lokacione në Kryeqytet, kryesisht në Parkun e Qytetit, Parkun e Taukbahqes, në rrugët “Perandori Justinian”, “Agim Ramadani”, dhe rrugën Germi-Butovc. Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe në koordinim të ngushtë me NPL „Hortikultura” sh.a – Prishtinë, Njësitin e zjarrfikësve të Kryeqytetit dhe Policinë e Kosovës. Për momentin rruga tek Parku i qytetit është e bllokuar për qarkullim dhe ekipet janë duke punuar për lirimin e rrugës nga drunjtë e rrëzuar. Lusim qytetaret që te mos frekuentojnë këto rrugë dhe posaçërisht parqet e qytetit për shkak të rrezikut nga drunjtë e rrëzuar deri në njoftimin e radhës.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në koordinim me të gjitha drejtoritë komunale është duke punuar gjatë gjithë kohës dhe falënderojmë qytetaret për bashkëpunimin e tyre në këtë situatë. Siguria e qytetarëve të Kryeqytetit është prioritet për ne” shkruan Rama në njoftim.

(Kosova Sot Online)