Chollet takohet me Lajçakun, flasin për dialogun

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 16:31
Chollet takohet me Lajçakun, flasin për dialogun

Sot me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, është takuar zyrtari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Chollet ka thënë se e ka shijuar bisedën që ka pasur me Lajcak për përkrahjen e fuqishme të SHBA-së për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ai ka thënë se kanë ndarë përkushtimin e njëjtë në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian.

“E shijova bisedën me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, ka shkruar Chollet.


(Kosova Sot Online)