44-vjeçari shqiptar goditet nga pompa e betonit

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 17:46
44-vjeçari shqiptar goditet nga pompa e betonit

Një shqiptar i cili punonte në ndërtim në Maltë, ka mbetur i plagosur pasi është goditur nga një pompë betoni, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur në zonën Gozo.

Raportohet se 44-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


(Kosova Sot Online)