Burri denoncon zhdukjen e bashkëshortes, nuk e di se ku është
Një 58-vjeçar në Vlorë ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij 52-vjeçe është larguar nga banesa, shkruan “Kosova Sot Online”.
Sipas 58-vjeçarit, gruaja e tij është zhdukur prej disa ditësh dhe nuk ka asnjë informacion se ku është.
Policia ka nisur punën për gjetjen e kësaj gruaje, ndërkohë që materialet u referuan prokurori për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 05.04.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi V. V., 58 vjeç, se prej datës 01.04.2023, ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., 52 vjeçe, pasi ajo është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)