Vdes 50 vjeçari, u përplas nga një veturë

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 08:42
Vdes 50 vjeçari, u përplas nga një veturë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një veturë ka përplasur një 50 vjeçar që po lëvizte me biçikletë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)