Gjendet i varur në një lis i riu nga ky qytet i Kosovës

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 23:00
Gjendet i varur në një lis i riu nga ky qytet i Kosovës

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi një 34-vjeçar nga fshati Drenoc i Rahovecit është gjetur i varur në një lis, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Sot në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar se në fshatin Drenoc, viktima mashkull i lindur në vitin 1989, rreth orës 10:00 është gjetur i varur në një lis. Ekipi mjekësor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij. Njësitet e nevojshme policore, po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është inicuar rast “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)