Edhe gjashtë festa zyrtare deri në fund të vitit në Kosovë

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 22:36
Edhe gjashtë festa zyrtare deri në fund të vitit në Kosovë

E hëna e 10 prillit është ditë pushimi për të gjitha institucionet e Kosovës, si zëvendësim i së dielës së 9 Prillit, ditën së Kushtetutës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Çdo vit, kalendari i pushimeve zgjon diskutime mes qytetarëve.

Megjithatë, kjo bartje e festës nga vikendi në ditët e javës iu konvenon shumë prej kosovarëve, që janë të angazhuar si zyrtarë në sektorin publik.

Jo të gjithë mendojnë njëjtë.

Përveç ditës së hënë, edhe e marta e 11 prillit do të jetë ditë pushimi për të gjitha institucionet. Kjo në nder të pashkëve katolike.

Sipas kalendarit të festave zyrtare, deri në fund të vitit do të jenë edhe gjashtë festa të tjera gjatë së cilave do të pushohet.

(Kosova Sot Online)