Alarm për bombë në Hagë, evakuohet parlamenti

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 14:30
Alarm për bombë në Hagë, evakuohet parlamenti

Një alarm është dhënë mesditën e së enjtes në Hagë, ku policia holandeze ka nisur evakuimin e ndërtesës së parlamentit.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë holandeze, e cila ka bërë të ditur se një ekip piroteknikësh po hetonin një “situatë të dyshimtë” në godinën ku ndodhet parlamenti kombëtar në Hagë.

Megjithatë, politikani Geert Wilders tha se ndërtesa u evakuua pasi një bombë e rreme me të njëjtin marrës u dërgua në parlament. /Reuters

(Kosova Sot Online)