Stomatologu shqiptar goditet për vdekje nga një veturë

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 19:25
Stomatologu shqiptar goditet për vdekje nga një veturë

Sot në Zvicër, një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mësohet se në autostradën A1 pranë Winterthur, për shkak të shiut një makinë ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rrugë.

30 vjeçari Jetmir Morina, me profesion stomatolog, ka zbritur për të ndihmuar pasagjerët dhe shoferin, por për fat të keq një tjetër makinë e ka goditur nga pas duke e lënë të vdekur.

(Kosova Sot Online)