Ky është personi i cili dyshohet për vrasjen e nënës së tij

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 19:46
Ky është personi i cili dyshohet për vrasjen e nënës së tij

Pasditen e së premtes, një grua është vrarë në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, rasti është raportuar në Polici rreth orës 16:00. Ai ka thënë se me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka parë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.

"Kosova Sot" ka siguruar fotografinë e të dyshuarit, Urim Hyseni bashkë me nënën e tij, tashmë të ndjerë.

(Kosova Sot Online)