Aksident trafiku në Prishtinë: Raportohet për tre të lënduar

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 21:18
Aksident trafiku në Prishtinë: Raportohet për tre të lënduar

Në rrugën “Bill Clinton në Prishtinë”, ka ndodhur një aksident trafiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Raportohet se të lënduar kanë mbetur tre persona.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave si pasojë,  sipas dëshmitarëve të rastit, ishte zhvendosur në trotuarë.

Lajmin  e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00  kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe ndihma e shpejtë.

(Kosova Sot Online)