Në Kuvendin e Kosovës Konjufca bashkë me Osmanin shtrojnë iftar për BIK-un

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 20:05
Në Kuvendin e Kosovës Konjufca bashkë me Osmanin shtrojnë iftar për BIK-un

Sonte në iftar udhëheqësinë e BIK-ut, i kanë pritur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pritja e tyre iu bë siç shkruan Konjufca në Shtëpinë e Popullit në Kuvendin e Kosovës.

”Me kënaqësi i kemi ftuar sonte udhëheqësinë e BIK-ut për të marrë pjesë në iftarin tonë të posaçëm në Shtëpinë e Popullit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani.

Është një mundësi e veçantë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin.

Urojmë një mbrëmje të këndshme dhe të bekuar për të gjithë pjesëmarrësit e këtij iftari!”.

(Kosova Sot Online)