Meta: Urime Kosovës sonë, një padrejtësi mori fund

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 17:50
Meta: Urime Kosovës sonë, një padrejtësi mori fund

Pas lajmit për liberalizmin e vizave për Kosovën, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Meta shkruan se me këtë vendim mori fund një padrejtësi për Kosovë dhe se faktorët ballkanikë që e duan Europën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan.

Postimi i Metës:

Urime Kosovës sonë! Një padrejtësi mori fund. Parlamenti Europian vendosi që qytetarëve të Kosovës t’u liberalizohen vizat. Ishte padyshim diskriminuese që vazhdoi kaq gjatë izolimi i Kosovës, megjithatë e përgëzoj nga zemra çdo qytetar e çdo institucion të Kosovës për këtë hap të madh drejt integrimit europian.


Faktorët ballkanikë që e duan Europën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan. Europa ka ditur gjithnjë t’i vlerësojë qeveritë pro-evropiane, siç ka ndodhur me Shqipërinë kur arritëm liberalizimin në vitin 2009, siç po ndodh edhe sot në Kosovë.

(Kosova Sot Online)