Bislimi: Jemi të gatshëm për hapin vijues

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 16:00
Bislimi: Jemi të gatshëm për hapin vijues

Për marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi, ka folur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në konferencën pas ceremonisë së nënshkrimit të dokumentit për liberalizimin e vizave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se kjo marrëveshje fillon me pikën ku të dyja palët e shohin njëra-tjetrën si të barabartë dhe si të tilla vazhdojnë rrugën drejt BE-së.

“Jemi të gatshëm për hapin vijues dhe marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë fillon me paragrafin ku të dyja vendet e njohin njëra-tjetrën si partnerë të barabartë. Dhe kjo do të duhej të përdoret si pikë fillestare, pra si palë të barabarta që të ecim përpara me procesin e integrimit”.

Bislimi ka falënderuar të gjithë partnerët e përfshirë për të bërë të mundshëm procesin e liberalizimit të vizave.

(Kosova Sot Online)