Hasani: Ja si më shkarkuan nga posti i ambasadorit

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 21:25
Hasani: Ja si më shkarkuan nga posti i ambasadorit

“Mënyra se si erdhi ishte joprotokollare. Nuk e prisja. Më dërguan disa shkresa dhe më thanë se jam i shkarkuar. Mënyra se si ishte bërë nuk ishte e drejtë. E kuptoj rolin e ambasadorit dhe e kam kryer atë punë me përpikmëri pa pasur problem se cila parti vinte në pushtet në Kosovë. I shkrova Albinit. I thashë shoku im, Albin.”, ka theksuar ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Megjithatë nuk mora përgjigje. Nuk vazhdova me hapa tjerë. Mjaft kemi pasur probleme dhe përplasje në skenën politike tonë. Nuk kemi nevojë për të tjera. E pranova vendimin dhe vazhdova rrugën”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)