Hasani: 99% të aktivistëve të LDK-së i ka vra Serbia e jo UÇK-ja

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 22:43
Hasani: 99% të aktivistëve të LDK-së  i ka vra Serbia e jo  UÇK-ja

Asnjë aktivist i LDK-së nuk është vrarë nga UÇK-ja, ka theksuar ish i burgosuri politik dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai thotë se LDK dhe UÇK nuk aknë qenë asnjëherë në “luftë” në mes vete.

“Prej UÇK asnjë aktivist i LDK-së nuk është vrarë. Kush i ka vrarë ata, 99% i ka vrarë Serbia. Asnjëherë nuk ka pasur luftë politike me LDK-në. Mund të ketë pasur mospajtime, por asnjëherë luftë. Qëllimi ka qenë i njëjtë”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)