Vdes një person nga ky qytet i Kosovës pasi e zë vetura përfundi

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 20:00
Vdes një person nga ky qytet i Kosovës pasi e zë vetura përfundi

Derisa po e rregullonte veturën e tij në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, sot rreth orës 17:00, një qytetari i ka dështuar vinçi dhe si pasojë vetura i ka rëndë përmbi, kështu duke i shkaktuar edhe vdekjen, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, gjersa ka qenë duke punuar diçka në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura”.

“Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente. Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”.

(Kosova Sot Online)