
Elshani: Procesi zgjedhor në Veri deri tani ka shkuar sipas planifikimeve

Procesi zgjedhor në Veri deri tani ka shkuar sipas planifikimeve, ka theksuar anëtari i KQZ nga Partia Demokratike e Kosovës, Arianit Elshani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai përmendi vonesat “e vogla” në bartjen e materialit në mëngjes.
“Nuk kemi ndonjë raportim, përveç disa vonesave të vogla në bartjen e materialit në mëngjes, gjithçka tjetër ka shkuar sipas planifikimeve”, tha ai.
Elshani bashkë me kreun e KQZ-së sot kanë vizituar një pikë votimi në Lagjen e Boshnjakëve, ku deri pak më parë sipas tyre kanë votuar rreth 60 persona.
(Kosova Sot Online)