Në kanalin e Ibër-Lepencit gjendet një trup i pajetë

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 17:39
Në kanalin e Ibër-Lepencit gjendet një trup i pajetë

Sot është gjetur pa shenja jete në një kanal ku po kërkohet që nga dje, një 50-vjeçar i nacionalitetit serb, i cili u zhduk të premten në afërsi të Zubin Potokut, ka konfirmuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zhdukja e 50-vjeçarit u raportua dje në orët e para të mëngjesit nga vëllai i tij.

Prej asaj kohe deri në orën 17:00 policia dhe zjarrfikësit kanë kontrolluar kanalin Ibër-Lepenc, i cili ndodhet rreth 100 metra larg shtëpisë së të ndjerit.

Kërkimet e djeshme rezultuan të pasuksesshme, ndaj vazhduan edhe sot. Zhytësit e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë arritur ta gjejnë një trup në rrezen e kërkimit prej 1 km, i cili, siç konfirmohet, është gjetur pa shenja jete.

Zëvendëskomandanti i policisë rajonale të veriut, Veton Elshani, ka treguar se për momentin supozohet se ka qenë aksident, por se do të përcaktohet ende.

(Kosova Sot Online)