Termokos sot përmbyll sezonin ngrohës

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 08:17
Termokos sot përmbyll sezonin ngrohës

Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, do të përmbyllë sot sezonin ngrohës në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në përmbyllje të sezonit ngrohës do të marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Kryetari Rama me kryeshefi ekzekutiv i NP ‘Termokos’, Fisnik Osmani, në një ceremoni rasti do të përmbyllin sezonin më të gjatë ngrohës në historinë e ndërmarrjes”, thuhet në njoftimin për media.

(Kosova Sot Online)