Ish-njerku i dogji banesën, 14-vjeçari: Gjyshen tentuan ta mbysnin, mua më janë djegur këmbët

  • E.k /
  • 29 April 2023 - 10:51
Ish-njerku i dogji banesën, 14-vjeçari: Gjyshen tentuan ta mbysnin, mua më janë djegur këmbët

Ish-dhëndri pas konfliktit me familjen e ish-vjehrrit i ka vënë flakënshtëpsë duke e shkrumbuar totalisht.

Ledion Bilo, 14 vjeç, mbeti i lënduar si pasojë e flakëve bashkë më gjyshen e tij.

Ish-bashkëjetuesi i nënës së tij, Haki Bajrami i ka dhunuar fillimisht në banesë së bashku me shokun e tij dhe më pas i ka vënë flakën banesës së Luftie Fanajt.

14-vjeçari tregon se e ëma e tij prej dy muajsh ishte ndare dhe për këtë qëllim ai ka ardhur edhe i ka dhunuar. I mituri thotë se edhe gjyshen e tij e kanë dhunuar dhe se është në gjendje të rëndë në spital.

“Kanë ardhur dy persona nga Kosova. Bashkëjetonte me mamin më para dhe ishte ish-bashkëshorti i saj. U ndanë dhe nga inati erdhi në shtëpi na ka dhunuar edhe na ka vënë flakën. Mami më para ka jetuar me të. Ka një djalë të vogël. Na kërcënon, na ka dhunuar! Mua më kanë qëlluar në kokë dhe në kurriz dhe më ka rënë të fikët. I kishte vënë flakën shtëpisë dhe ishte shumë tym, e mora nënë dhe ika. Dola nga dritarja dhe ikat e djat, me janë djegur këmbët. Gjyshen po mundoheshin që ta mbysnin në shtrat.”– rrëfeu i mituri.

(Kosova Sot Online)