Një ditë para takimit me Vuçiq: Chollet telefonon Kurtin

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 22:05
Një ditë para takimit me Vuçiq: Chollet telefonon Kurtin

Në ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka bërë të ditur se sot e ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Chollet, në këtë bisedë është diskutuar edhe për rëndësinë e implementimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në mënyrë të menjëhershme.

“Një bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurti rreth takimit të liderëve më 2 maj, për normalizimin e marrëdhëniee me Serbië, përmes dialogut të lehtësuar nga BE, rëndësinë e implementimit të menjëhershëm të Asociacionit me shumicë Serbe dhe partneritetin e fuqishëm mes SHBA-së dhe Kosovës”, ka bërë të ditur Chollet,.

(Kosova Sot Online)