Kamioni përplas këmbësoren

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 15:29
Kamioni përplas këmbësoren

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Balldre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një kamion ka përplasur një këmbësore. Ajo ka pësuar dëmtime të rënda.

Aktualisht ajo është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti.


(Kosova Sot Online)