Policia tregon detaje nga aksidenti ku treni goditi veturën

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 19:36
Policia tregon detaje nga aksidenti ku treni goditi veturën

Nga një aksident trafiku mes trenit dhe një veture në Prishtinë, dy persona kanë përfunduar të lënduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se lëndimet trupore kanë qenë të lehta, dhe se të aksidentuarit po pranojnë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, tha zëdhënësja e policisë. 

(Kosova Sot Online)