Shpërthim afër stacionit të policisë në veri

  • E.K /
  • 06 May 2023 - 09:48
Shpërthim afër stacionit të policisë në veri

Sot në mëngjes ka ndodhur një shpërthim në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Nga ky shpërthim është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike.

Kurse, policia është duke e trajtur rastin.

“Po, rreth orës 03:00 ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)