Bie nga dritarja e hotelit, vdes një person

  • E.K /
  • 09 May 2023 - 11:35
 Bie nga dritarja e hotelit, vdes një person

Një kryebashkiak polak 44-vjeçar, i cili ndodhej në Sardenjë së bashku, ra nga kati i katërt i hotelit ku po qëndronte dhe humbi jetën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryebashkiaku ndodhej në një dhomë me një koleg dhe me sa duket ishte ulur në dritare dhe kishte humbur ekuilibrin, duke rënë për disa dhjetëra metra.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca por për fat të keq për 44-vjeçarin nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

(Kosova Sot Online)