Vetura përplaset nga traileri, humb jetën shtetasja gjermane

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 18:49
Vetura përplaset nga traileri, humb jetën shtetasja gjermane

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë-Thanë, ku ka mbetur i vdekur një grua si pasojë e përplasjes së një traileri me një makinë.

Mësohet se traileri po zbriste Qafë-Thanën kur ka rrëshqitur dhe ka goditur automjetin që drejtohej nga një shtetase gjermane, e cila udhëtonte bashkë me bashkëshortin e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gruaja ka ndërruar jetë në vend ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital, ku po merr kujdesin e duhur mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti. Ky është aksidenti i gjashtë për sot në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas.

(Kosova Sot Online)