
Aksident i rëndë në Gjermani

Të paktën 52 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në një autostradë në Brandenburg, në Gjermaninë lindore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Një kamion që transportonte naftë dhe kishte si destinacion Berlinin, tentoi të ndryshonte korsinë dhe u përplas me një kamion tjetër, i cili humbi kontrollin u përplas kokë më kokë me një autobus me turistë polakë.
Ambulanca dhe zjarrfikës mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa autostrada u bllokua përkohësisht. Dhjetë nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
(Kosova Sot Online)