
Rrëfehet pas arrestimit bosi i mafies italiane

Bosi i mafies italiane, Matteo Messina Denaro pas arrestimit pak muaj më parë, ka mohur se i përket bandës së Cosa Nosta-s, dhe që të ketë lidhje me ndonjë prej akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Mediat italiane shkruajnë se Denaro në dëshminë e tij ka pretenduar se është thjesht fermer dhe se përcaktimin si ‘kreu i Cosa Nostra’-s e kishte parë vetëm në gazeta.
“Unë jam një fermer, për Cosa Nostra-n kam dëgjuar nga gazetat”, është shprehur Denaro.
“Nuk e kam më vendbanimin se më ka anuluar bashkia. Tani jam pa pasaportizim. Kushtet e mia ekonomike? Nuk më mungon asgjë. Unë kam pasur pasuri por m’i kanë marrë të gjitha. Po të kem akoma diçka do ta bëj”, ka thënë ai.
Arrestimi bosit të Cosa Nostra-s:
Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro më 16 janar. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo, teksa ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, ku kurohej nga tumori. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.
Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë.
Denaro mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe.
(Kosova Sot Online)