Nxirren trupat e dy turisteve të huaja në Valbonë

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 22:23
Nxirren trupat e dy turisteve të huaja në Valbonë

Policia ka arritur që të nxjerrë trupat e pajetë të dy turisteve të cilat ndërruan jetë teksa eksploronin Valbonën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille me origjinë franceze.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasdite, por për shkak të terrenit të vështirë dhe borës policia ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave vetëm rreth orës 21:40 të mbrëmjes.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave  shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine bashkëpunuan me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

(Kosova Sot Online)