Dëshmia e re e shqiptarit: Gruaja më tradhtonte e kam filmuar

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 16:17
Dëshmia e re e shqiptarit: Gruaja më tradhtonte e kam filmuar

Është zbardhur një tjetër dëshmi e Taulant Malajt, shqiptarit që masakroi dhe vrau me thikë të bijën dhe një italian me të cilinë dyshonte sse e tradhtonte gruaja e tij e cila gjithashtu mbeti e plagosur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Para hetuesve, 45-vjeçari pretendon se 51-vjeçari italian, Masimo De Santis e kishte marrë bashkëshorten e tij edhe në një xhiro me një makinë luksoze Maserati. “Një ditë, ai mori gruan time me Maserati-n e tij”, rrëfeu Taulanti.

I bindur se gruaja e tradhtonte ai tha se bashkëshortja Tefta e tradhtonte e për ta vërtetuar këtë tha se kishte filmime me celular të drekave dhe darkave të tyre së bashku.

I fiksuar pas xhelozisë së gruas, vrau italianin me teh celësi dhe më pas shkoi t’i merrte jetën 39-vjeçares me të cilën ka 2 fëmijë. Në tentativë për të vrarë gruan, i doli para vajza 16-vjeçare të cilën e qëlloi me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Prokurorët kanë sekuestruar edhe celularët e personave të përfshirë në masakër.

(Kosova Sot Online)