Dy të plagosurit në veri janë të nacionalitetit serb

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 10:54
Dy të plagosurit në veri janë të nacionalitetit serb

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë pas mesnatës në veri të Mitrovicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këta dy persona janë të nacionalitetit serb dhe janë të moshës 27-vjeçare.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se të plagosurit janë dërguar për trajtim në spital, duke shtuar se jeta e tyre nuk është në rrezik.

Elashani ka treguar se i dyshuari ndodhet në arrati.

“Rreth orës 2:00 e kemi marr informatën për dy persona të plagosur. Ata janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)