112-vjeçarja turke shkoi në qendër për të votuar të preferuarin e saj

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 20:22
112-vjeçarja turke shkoi në qendër për të votuar të preferuarin e saj

Derisa qytetarët në Turqi i janë drejtuar qendrave të votimit për të votuar të preferuarin e tyre, Gullu Dogan që konsiderohet si gruaja më e moshuar Gumushhane, nuk e pati problem të shkojë në një shkollë për ta kryer obligimin qytetar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo u shfaq në shkollë e shoqëruar nga nipat dhe fëmijët e saj, kurse pavarësisht se kishte mundësi të mos dilte fare nga shtëpia për shkak të moshës dhe ekipet në terren të shkojnë te ajo për ta kryer obligimin qytetar, ajo ia mësyu shkollës në këmbë.

Bëhet fjalë për 112-vjeçaren e cila dukej shumë optimiste dhe shpresojnë se çdo e mirë do ta përcjellë vendin e saj.

Në anën tjetër në garë për president të Turqisë janë Recep Tayyip Erdogan, president aktual si dhe Kemal Kiliçdaroglu.

Kjo grua e moshuar është bërë kryetemë e mediave turke, që me vëmendje të madhe përcollën votimin e saj.

(Kosova Sot Online)