Harta zgjedhore ngjyroset nga PS, fiton 50 bashki! 'BF' gjashtë, humbet bastionet historike

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 23:04
Harta zgjedhore ngjyroset nga PS, fiton 50 bashki! 'BF' gjashtë, humbet bastionet historike

Partia Socialiste ka triumfuar në shumicën e bashkive të Shqipërisë në zgjedhjet vendore. Deri më tani ka fituar në 50 bashki, duke kryesuar edhe në të tjerat që po numërohen. I papritur në këto zgjedhje ishte rezultati në bastionet historike të opozitës si Shkodra, Tropoja, Devolli, Kukësi, Skrapari, të cilat kanë marrë ngjyrën e PS, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Socialistët kanë triumfuar gjithashtu edhe në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijaku, Pogradec, Durrës, Gjirokastër.

Edhe në bashkitë e tjera ku vijon ende numërimi si në Kurbin, Kavajë, Malësi e Madhe, Tiranë kryeson PS.

Nga ana tjetër koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka pësuar humbje disfatë me fitoren e vetëm 6 bashkive duke e tkurrur hartën e demokratëve me marrjen e bastioneve nga PS. Berisha dhe Meta nuk janë votuar as në Tropojë e Skrapar, vendet e tyre të lindjes prej të cilave janë mbështetur historikisht. “Bashkë Fitojmë” ka fituar në Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Bashkinë Finiq e ka fituar MEGA.


(Kosova Sot Online)