Nxënësi qëllon me stilolaps në fytyrë shoqen e klasës në Brazil

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 15:44
Nxënësi qëllon me stilolaps në fytyrë shoqen e klasës në Brazil

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një 14-vjeçar ka goditur disa herë me stilolaps shoqen e klasës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në videon e postuar në internet, shihet se 14-vjeçari bashkë me dy shokë të klasës kanë qenë duke prezantuar një projekt para klasës. Shkak ka qenë tallja e shoqes së klasës, për shkak se adoleshenti nuk shqiptonte mirë fjalët.

Mediat e huaja shkruajnë se 14-vjeçari është arrestuar, pasi akuzohet për tentativë vrasje.

Babai i djalit ka reaguar, duke pretenduar se djali i tij ishte subjekt i bullizmit dhe se nuk kishte asnjë arrestim. Ai shtoi gjithashtu se duhej të zhvendosej në një lagje tjetër pasi kishte marrë kërcënime me vdekje pas incidentit.


(Kosova Sot Online)