Truss i bën thirrje NATO-s

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 16:20
Truss i bën thirrje NATO-s

Kombet e lira duhet të angazhohen për një Tajvan të lirë dhe duhet të jenë të përgatitura për ta mbështetur atë me masa konkrete, tha Liz Truss në një fjalim kryesor në Taipei, në të cilin ajo bëri thirrje për NATO-n për të trajtuar presionin në rritje të Pekinit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-kryeministrja britanike tha se kishte ardhur për të treguar mbështetje për Tajvanin, i cili ishte “në vijën e parë të betejës globale për liri”, nën kërcënimin e një regjimi totalitar në Kinë.

Truss, e cila ka qënë kryemistre për 44 ditë në 2022 pasi shërbeu si sekretare e jashtme për një vit më parë, është politikanja më pozitën më të lartë britanike që ka udhëtuar në Tajvan nga Margaret Thatcher.

Vizita e saj u kritikua nga ambasada e Kinës në Mbretërinë e Bashkuar, e cila tha se vizita ishte “një shfaqje e rrezikshme politike që nuk do të dëmtojë veçse Britaninë e Madhe”.

Truss tha se Pekini po përdorte pjesëmarrjen ndërkombëtare të Tajvanit si një strategji dhe bëri thirrje që anëtarësimi i Tajvanit në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin Trans-Paqësor të miratohet sa më shpejt.

(Kosova Sot Online)