Berisha: Basha dhe Alibeaj të përjashtuar përfundimisht

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 14:00
Berisha: Basha dhe Alibeaj të përjashtuar përfundimisht

Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët hodhi akuza ndaj Enkelejd Alibeaj, për të cilin tha se pas dorëheqjes, mori sipas tij sot nga Edi Rama 220 mijë euro shpërblim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD. Njëri është Lul Brava, tjetri është Alibasha që mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama, 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët për debat, për negociata, për çfarë të dëshirojnë. Por dy persona, pengje të Edi Ramës, u përdorën në mënyrën më të pamëshirshme për të goditur opozitën shqiptare. Përsa i përket atij rezultati, unë u bëj thirrje t’i lexoni rezultatet me realizëm.

PD-së iu mohua logoja, PD-së iu mohua kryetari i koalicionit. E di si e bëri Edi Rama? Kur ringu ishte përgatitur për ndeshjen, me mekanizma alla-Putin, shpalli veten fitimtar duke mos lejuar kundërshtarin të futet në ring. Por ajo nuk është fitore? Ajo është tmerr-fitore! Sepse pasojat sigurisht që ishin për PD-në, por më të rënda qenë për atë. Se ai parashikoi jo vetëm që ajo të ishte një kolpo asgjësuese, përfundimtare. Por në fakt u përball me të kundërtën. Me të gjithë aktet e tij kriminale, 510 mijë shqiptarë u ngritën mbi të gjitha dhe i thanë se opozita shqiptare është e pamposhtur.Unë jam këtu për të thënë se këto zgjedhje janë një farsë elektorale e paprecedent. Unë kam besim të plotë se shqiptarët do t’i japin përgjigjen e merituar. Ne jemi zotuar se do mbrojmë votën. Është gjë e paimagjinueshme kjo që bëjnë mediat, të cilat përpiqen të bindin shqiptarët se nuk është përgjegjës hajduti, por viktima. Ky është një akt amoraliteti. Por ne qëndrojmë, ja ku jemi përditë në mbrojte të votës.“

Berisha akuzoi se 180 mijë qytetarë nuk u lejuan të votojnë në 14 maj.

“Mediat, të cilat për fatkeqësinë e tyre, bëjnë do të thosha një zhurmë shumë të dëmshme për shoqërinë, të cilat përpiqen të sfumojnë dhe zhurmojnë megakrimin elektoral të përmasave të papara kurrë ndonjëherë të farsës elektorale të vitit 2023, në mënyrë shumë superficiale interpretojnë se pjesëmarrja më e ulët se në vitin 2021, vjen për shkakun se opozita nuk pati alternativë. Nuk ka gënjeshtër më të rëndë se kjo. Opozita dhe të gjitha kronikat e medieve gjatë fushatës faktojnë se opozita ishte alternativë dhe kishte alternativë për çdo bashki të Shqipërisë sa asnjëherë tjetër. Kandidatët e opozitë, të armatosur me alternativën e tyre, kërkuan ballafaqim me kandidatët e narkoshtetit që nuk dolën kurrë. Në majin e vitit 2023 e 1 milionë e 300 mijë zgjedhës. Në vitin 2021 votuan 1 milionë e 500 mijë zgjedhës. Votuan më pak, 200 mijë zgjedhës. 200 mijë prej tyre iu hoq për arsye politike e drejta e zgjedhjes. Këto akte janë tipike për zgjedhje të tipit Putin.

T’u heqësh qytetarëve të drejtën për të votuar përbën një akt kriminal armiqësor ndaj këtyre qytetarëve, ndaj opozitës dhe ndaj lirisë së vendit. PD, e zotuar të mbrojë votën e qytetarëve, e konstatoi dhe e denoncoi te SKAP-i i partisë. SKAP-i i partisë e përcolli siç mori urdhër. Por ditën e votimit nuk votuan për shkak të listave 180 mijë qytetarë shqiptarë. Siç e shihni, këto zgjedhje janë zgjedhje në të cilat u ndërmor çdo lloj mase, nga kërcënimi me revole në ballë, dhe e kemi paraqitur, te përjashtimi si në diktatura, te heqja e të drejtës së votës nga Edi Rama dhe regjimi i tij.“

(Kosova Sot Online)