Kushtin e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën e zbulon Chollet

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 18:09
Kushtin e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën e zbulon Chollet

Rreth problematikës së pesë vendeve të BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme, Bob Mendez e ka pyetur këshilltarin special të Antony Blinken, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derek Chollet ka thënë se janë angazhuar në mënyrë aktive lidhur me këtë çështje, derisa ka thënë se angazhimi i SHBA-së do të varet në mënyrë specifike nga arritja e marrëveshjes për normalizim me Serbinë dhe implementimi i saj.

Ai thotë se këtë ia kanë bërë të qartë miqve nga Kosova.

“Kemi qenë në mënyrë të angazhuar për këtë çështje. Dhe e kemi bërë të qartë për miqtë kosovarë që do të vazhdojmë të jemi të angazhuar intensifikisht, vecanërisht nëse do të arrihet arrëveshjen për normalizim, e pajtuar dhe e implementuar”, ka thënë Chollet.

(Kosova Sot Online)