Në varrimin e babait të Durmishit, Kurti bashkë me minsitra e deputetë

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 19:18
Në varrimin e babait të Durmishit, Kurti bashkë me minsitra e deputetë

Sot ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministra, deputetë dhe anëtarë të tjerë të VV-së, në varrimin e babait tashmë të ndjerë të zëvendësministrit Hysen Durmishi,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i VV-së ka thënë se në këtë mënyrë kanë ndarë dhimbjen bashkë me bashkëpartiakun e tyre, Hysen Durmishin.

 

“I dhamë lamtumirën e fundit Ilaz Durmishit, babait të bashkaktivistit tonë, zëvendësministrit Hysen Durmishi. Me Kryeministrin, Albin Kurti, ministra, deputetë, aktivistë, shokë e shoqe, ishim te varrezat e fshatit Mushtisht në varrim të bacës Ilaz, duke ndarë dhimbjen dhe ngushëllimet me Hysenin dhe familjarët e tij.  Qoftë kujtimi për Ilaz Durmishin i përhershëm, e shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka njoftuar ai.

(Kosova Sot Online)