Shala: Vjosa Osmani kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër

  • A.P /
  • 08 May 2026 - 12:00
Shala: Vjosa Osmani kandidate për presidente, Abdixhiku për kryeministër

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditura detajet nga marrëveshja që pritet të zyrtarizohet mes Vjosa Osmanit dhe LDK-së.

Shala tha se Vjosa Osmani do jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër.

“Me këtë bashkëpunim, do të kthehet Vjosa Osmani, një numër i kolegëve që janë larguar dhe do të vijnë të tjerë të rinjë. Kjo është marrëveshja që duhet të miratohet të shtunën”, tha Shala.

“Sipas marrëveshjes Vjosa Osmani do jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, dhe kjo duhet të miratohet. Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër dhe numër 2 në listë”, kjo është marrëveshja që e ka paraqitë kryetari i LDK-së, tha Shala.

(Kosova Sot Online)