Greqia goditet nga një tjetër tërmet

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 21:34
Greqia goditet nga një tjetër tërmet

Një tërmet 5.1 Rihter ka ndodhur në orën 21:58 të së enjtes, në pjesën jugore të prefekturës së Heraklionit, Kretë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Epiqendra ishte 7 km në jug-jugperëndim të Moiras të Heraklion dhe thellësia fokale është 8.9 kilometra.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare vlerëson magnitudën e lëkundjes në 5 gradë dhe thellësinë fokale në 10 kilometra.

Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Kretën lindore. Mediat lokale raportojnë se banorët në zonë dolën në rrugë të frikësuar.

Ndërkohë, edhe mbrëmjen e së mërkurës, në të njëjtën zonë ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.2 ballë.

(Kosova Sot Online)