Ferizaj: Bien skelet, lëndohet një punëtor

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 14:27
Ferizaj: Bien skelet, lëndohet një punëtor

Një punëtor është lënduar sot në Ferizaj, ku gjatë punës i kanë rënë skelet nga ndërtesa, përcjell “Kosova Sot Online”.

Punëtori i cili është lënduar është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajmin e ka konfirmuar Basri Shabani nga Policia Rajonale në Ferizaj.

“Ju konfirmoj se një person, punëtor është lënduar nga skelet, i njëjti pas kontrollit dhe dhënies së ndihmës së parë në emergjencën e Ferizajt, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)