Fermeri shkon për të votuar me një kalë dhe një gomar

  • a.p /
  • 21 May 2023 - 17:20
Fermeri shkon për të votuar me një kalë dhe një gomar

Një fermer 50-vjeçar i shoqëruar nga kali dhe gomari i tij, ka shkuar në qendrën e votimit për të shprehur vullnetin përmes votës, në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Greqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një fermer është shfaqur në një qendër votimi në Nafplion së bashku me kalin dhe gomarin e tij.Në foto duket fermeri i cili është mbi kalë dhe po bëhet gati të ulet në oborrin e shkollës së mesme ku po mbahen votimet.

Qytetarët grek i janë drejtuar sot qendrave të votimit dhe kutive për të vendosur me votën  e tyre për qeverinë që do i udhëheqë në 4 vitet në vijim, por duket se në qendrat e votimit nuk janë shfaqur vetëm njerëzit.

(Kosova Sot Online)