
Prishtinë: Babai raporton të zhdukur vajzën e tij, thotë se doli nga shtëpia dhe nuk është kthyer më

Një baba nga Prishtina ka raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij, shkruan “Kosova Sot Online”.
Ankuesi ka treguar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti lidhur me këtë zhdukje është duke u hetuar.
“Prishtinë 21.05.2023 – 19:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)