Arrestimi i Fredi Belerit, Greqia nuk tërhiqet por bën “fajtore” Shqipërinë: BE s’do të tolerojë këtë skandal

  • S.A /
  • 23 May 2023 - 12:13
Arrestimi i Fredi Belerit, Greqia nuk tërhiqet por  bën “fajtore” Shqipërinë: BE s’do të tolerojë këtë skandal

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i ftuar në televizionin Ant1 ka folur sërish pas takimit me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka për arrestimin e Fredi Belerit, transmeton "Kosova Sot Online" .

“Ministria e Jashtme ka dhënë një njoftim zyrtar. Zgjatja e paraburgimit, bie ndesh me ndjenjën e drejtësisë publike dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës. Por ka edhe gjëra që nuk thuhen në publik”, ka deklaruar Dendias.

Dendias shton se në bisedë me Xhaçkën i nënvizoi se jo vetëm qeveria greke, “por edhe BE nuk do të tolerojë shkeljet e shtetit ligjor nga një vend në Europë”. Madje ministri grek përmendi dhe marrëdhëniet mes dy vendeve duke nënvizuar se është për të ardhur keq që ndodhi kjo sepse marrëdhëniet greko-shqiptare në këtë periudhë shënuan një përparim.

“Takova edhe homologen time shqiptare dhe i thashë gjithçka që shumëkush kupton se duhet t’i thosha. Ne nuk duam të sjellim askënd në pozitë të vështirë, por nga ana tjetër jo vetëm qeveria greke, por edhe BE nuk do të tolerojë shkeljet e shtetit ligjor nga një vend në Europë”, u shpreh ministri grek.

“Kur u themi të gjitha vendeve se duhet të ketë drejtësi të pavarur, të gjitha vendet që janë në rrugën e anëtarësimit, dhe me të drejtë e themi këtë, në asnjë mënyrë kjo që nuk mund të kundërshtohet dhe të mos zbatohet, pra të ketë drejtësi të pavarur. Por meqenëse kemi edhe një periudhë zgjedhore nuk dua të shndërrohet ky problem në një çështje të fushatës zgjedhore. Sistemi grek e njeh në mënyrë absolute këtë çështje dhe ka identifikim absolut të pikëpamjeve, ndaj mendoj se në tërësi e di shumë mirë se çka duhet bërë atje dhe do ta bëjë me gjithë seriozitetin e duhur. Është gjithashtu për të ardhur keq që ndodhi kjo sepse marrëdhëniet greko-shqiptare në këtë periudhë shënuan një përparim të jashtëzakonshëm”, tha Dendias.

Nga ana tjetër ministrja e Jashtme e Shqipërisë theksoi se në Bruksel u bë i qartë sipas saj kemi të bëjmë me një çështje që i përket gjyqësorit dhe nuk ka vend për ndikime politike nga brenda e jashtë Shqipërisë.

“E urova për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e djeshme dhe i shpreha dëshirën tonë të sinqertë që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme për çështjen Beleri, të mund të vazhdojmë bashkëpunimin tonë miqësor, për të cilin kemi hapur tashmë një faqe të re. Kolegu Dendias paraqiti qëndrimin e tij dhe unë bëra shumë të qartë qëndrimin tonë se kjo nuk është as çështje politike dhe as çështje e të drejtave të njeriut. Është çështje e respektimit të ligjit për çdo qytetar shqiptar. Është çështje e luftës kundër fenomenit të blerjes së votës, si një prej rekomandimeve kryesore të OSBE-ODIHR. Ashtu si Shqipëria, edhe Greqia, në respekt të ligjit, kreu arrestime pikërisht për akuza për blerje vote”, deklaroi ministrja.

(Kosova Sot Online )