Latifi: Ka titisë e enveristë ende në partitë politike

  • A.P /
  • 25 May 2023 - 22:07
Latifi: Ka titisë e enveristë ende në partitë politike

Ende ka njerëz që në të kaluarën kanë qenë pjesë e regjimeve komuniste që janë pjesë të partive politike, ka deklaruar Blerim Latifi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tregon se partitë politike nuk i shikojnë këto në momentin kur kërkojnë persona që mund t’u sjellin vota.

“Ka titisë e enveristë ende në partitë politike. Partitë nuk zgjedhin njerëz për vota, as VV’ja”, tha ai.

 Ai po ashtu shton njerëz që janë pjesë e gjeneratave të reja, nuk kanë dijeni shumë për atë pjesë të historisë.

“Po të pyetësh dikë nga mosha e re se cka është UDB-ja, ai nuk e di”, thotë ai.

Latifi përmend një person që ka qenë pjesë e regjimit komunist, ndërsa sot një bibliotekë është emërtuar sipas tij.

“Hivzi Sylejmani ka qenë njeriu që ka dënuar me vdekje shqiptarët. Maria Shllakun e shumë të tjerë në vitet 46-47. Ai njeri sot ka një fotografi publike. Është në Mitrovicë. Kjo vazhdimisht prodhon mbulesë e ndalesë. Si rezultat, ne vazhdimisht kemi harresë. Me politikën e harresës mund të krijojmë shumë gjëra tjera. Një amnezi totale që shkakton gjëra tjera”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)