Charles III ka miratuar një homazh për mbretëreshën e Rock ‘n’ Roll-it

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 10:13
Charles III ka miratuar një homazh për mbretëreshën e Rock ‘n’ Roll-it

Pas vdekjes së Tina Turner, në moshën 83-vjeçare, Mbreti Charles III ka miratuar një homazh për Mbretëreshën e Rock ‘n’ Roll-it, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të premten, në oborrin e Buckingham Palace, për nder të saj u luajt një nga hitet më të mëdha të Tinës, ‘The Best’.

Banda e Gardës së Uellsit së bashku me Batalionin e Parë të Trupave të Drums të Gardës së Uellsit luajtën një variant të këngës ikonike në një ceremoni nderuese.

Tina vdiq të mërkurën për shkaqe natyrale pas një sëmundjeje të gjatë, e përkeqësuar nga kanceri i zorrëve, presioni i lartë i gjakut dhe transplantimi i veshkave.

Menaxheri i saj e konfirmoi vdekjen e saj në rrjetet sociale dhe zbuloi se ajo vdiq në shtëpinë e saj në Zvicër.

(Kosova Sot Online)