Stoltenberg: Prishtina të mos marrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 14:10
Stoltenberg: Prishtina të mos marrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues

Për ngjarjet në Kosovë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Kosova duhet që të depërshkallëzojë situatën dhe të mos ndërmarrë hapa destabilizues.

“Kam folur me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth Kosovës. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE-ja tani, si mënyra e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të depërshkallëzojë dhe të mos marrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues. Misioni i NATO-s, KFOR, do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)