Policia e Kosovës: Protestuesit gjuajtën gaz lotësjellës në Zveçan, iu përgjigjem me sprej

  • E.k /
  • 29 May 2023 - 08:42
Policia e Kosovës: Protestuesit gjuajtën gaz lotësjellës në Zveçan, iu përgjigjem me sprej

Pas ngjarjeve sot në komunat veriore të Kosovoës, Policia ka dalë me një komunikatë për media ku tregon se angazhimet për sigurinë e qytetarëve, do të vazhdojnë dhe se do të ndërmarrin masa policore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se protestuesit janë tubuar në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku në hyrje të objketit të Komunës së Zveçanit protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotësjellës janë përpjekur të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u future brenda komunës.

Policia ndaj tyre është kundërpërgjigjur me sprej, për të vënë situatën në nën kontrollë.

Policia e Kosovës ka njftuar se është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.

(Kosova Sot Online)