Rama nuk e kursen ‘kunjën’ për Serbinë nga Bratislava

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 16:14
Rama nuk e kursen ‘kunjën’ për Serbinë nga Bratislava

Kryeministri Edi Rama nuk e kursyer ‘kunjën’ për Serbinë nga Forumi i Sigurisë në Bratislavë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Folësi falenderoi Edi Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski për bisedën duke e cilësuar të qetë.

Në këtë moment, Rama ndërhyri duke i thënë se nëse do donte ta kishte më të nxehtë, duhet të kishte serbët të pranishëm duke nënkuptuar se janë shkak për nxehjen e situatës.

Folësi: Faleminderit për këtë takim të qetë

Rama: Nëse e doje më të nxehtë duhet të kishe sjellë serbët këtu.

(Kosova Sot Online)